Dark Mode Light Mode

RIZA HALIMI: Shqiptarët e Luginës do të marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë

Pesë parti, që mbledhin shqiptarët në Luginën e Preshevës, do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, njofton agjencia serbe e lajmeve FoNet.

Deputeti i Kuvendit të Serbisë dhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, i ka deklaruar kësaj agjencie se kjo parti u ka dërguar thirrje në fillim të vitit  të gjitha partive që tubojnë shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegje që të dalin me listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve, Rrahim Zylfiu,  konfirmoi pjesëmarrjen, sikundër edhe lideri i Unionit Demokratik të Luginës, Skender Destani.

Advertisement

Kryetari i Lëvizjes për Orogres Demokratik, Januz Musliu po ashtu i tha FoNet-it se bashkë me partitë e tjera shqiptare do të merr pjesë në zgjedhje, ndërkaq Nagip Arifi i Partisë së porsaformuar Demokratike deklaroi se ende nuk kishte marrë vendim.

Vetëm lideri i Partisë Demokratike të Shqiptarëve, dhe kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa tha se partia e tij nuk do të jetë pjesë e zgjedhjeve dhe si shkak ka përmendur pohimet e Beogradit se do të organizojë zgjedhje në Kosovë.

View Comments (1) View Comments (1)
  1. o zotri riz me ken dke bisedue,kur ragmi mustafa ng njera an thot sdo te marrim pjes, ne anen tjeter JU thoni se do te marrni pjes,deri kur ne shqiptart nej grusht popull ne serbin e jugut te punojm secili ne baz te deshires se vet,pse ashtu,ne njeren an ara ca ditve kerkoje referendumin e FUNDIT BASHKIM ME KOSOV?E NE ANEN TJETER ZGJEDHEJ ME SERBIN?TAHS TREGONA A JE ME SERBI A ME KOSOV,na lodhet me keto budallallakia,pse po lui m eneve,po smun brre bashkim me kosoven,e zgjedhejeme serbin o zotri riz

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × 2 =

Previous Post

Provokimi i policisë serbe me AKB bëri që edhe Ashton nga BE t'ja cingërroj presidentit serb Tadic

Next Post

Makolli: Mërgimtarët në Zvicër potencial i madh

Advertisement