Dark Mode Light Mode

Shqipërisë ia bie punën në “tetik”, Ceferin i pyet: A doni të luani në evropian apo jo?!

Në ditën e nesërme do të ketë një takim mes presidentit të UEFA-s, kryeministrit të Shqipërisë dhe presidentit të FSHF. Por çfarë do të ndodhi?

Tema kryesore është ndikimi i politikës në këto zgjedhje, pa harruar edhe organizimin e finales së Conference League.

Por çfarë do të thotë UEFA në ditën e nesërme me Ceferin? Për të pasur një ide të qartë, Faton Zylbehari, “Press Officer” në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, kujton rastin kur në këtë vend, ashtu si edhe tani në Shqipëri, politika kërkonte futbollin.

Advertisement

“Më duhet të them se Shakohoxhën e kam mik, por nuk mbaj mend njeri tjetër në jetën time që të ketë folur më mirë për Dukën sesa Shakohoxha.

Ata persona e dinë fare mirë, më mirë sesa të gjithë të tjerët, se FIFA dhe UEFA nuk e lënë përzërien e politikës në futboll. Po flas në pozitën e zëdhënësit të Federatës Maqedonase të Futbollit, UEFA nuk bën shaka me kto raste.

Kur politika kërkon të fusi duart, ndërhyrja është e ashpër. Cfarë do të thotë nesër Ceferin? Ju jap rastin si ndodhi në Maqedoni kur politika kërkoi të ndërhynte. Thanë shumë pak fjalë: “Doni të luani në Europian apo nuk doni?”. Vetëm kaq pyetën: “Doni apo nuk doni?”. Dhe si për ironi të fatit, ne kemi shkuar në Europian pas kësaj situate.

Duka nuk është vetëm president i FSHF, por anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Le të ma thotë dikush, kur Shqipëria ka pasur një anëtar në KE e UEFA-s? Denis Bastari ka një tjetër pozicion të lartë në UEFA, finalja është siguruar të bëhet në Shqipëri. Le të themi se ne flasim shqip, në gjuhën tonë me UEFA-n. Nëse ishte për të kërkuar largimin e Armand Dukës, duhej bërë në 10 vitet e tij të para si president. Në këto 10 vitet e fundit ka bërë kaq shumë për futbollin shqiptar”, tha Zylbehari. /Sport Ekspres

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

6 + two =

Previous Post

Ademi e ka seriozisht me KOK-in, nëse nuk dini ta vlerësoni futbollin, na tregoni dhe përshëndetemi

Next Post

A po gënjen ministri Murati?! Diaspora ende paguan polisën e sigurimit!

Advertisement