Dark Mode Light Mode

Shqipëria siguron miqësore në mars me Bosnjë Hercegovinën

Kombëtarja shqiptare ka siguruar një ndeshje miqësore për muajin mars. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin për ndeshjen miqësore për datën 28 mars, e cila është tashmë zyrtare dhe e konfirmuar që do të luhet në “Elbasan Arena” kundër skuadrës përfaqësuese të Bosnjë Hercegovinës.

“Kështu, pas takimit zyrtar me Italinë më 24 mars në Palermo, Shqipëria do të shfrytëzojë edhe datën e dytë të lirë të UEFA-s, atë më 28 mars, ku skuadra e De Biazit do të presë në një takim miqësor Bosnjën.

Gjithçka është zyrtare, dhe e konfirmuar. Kuqezinjtë do te përballën në një test miqësore me skuadrën e Edin Dzekos e shumë lojtarëve të tjerë. Orari mbetet për tu konfirmuar në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e Kombëtares.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 + eleven =

Previous Post

Mr. Ragmi Destani: Çeshtja e ekstremizmit sipas fesë islame VIDEO

Next Post

Imazhet që godasin më shumë se fjalët

Advertisement