Dark Mode Light Mode

Shqipëria barazon në Prilep !

Kombëtarja shqiptare ka arritur të nxjerrë vetëm një barazim pa gola në miqësoren ndaj Maqedonisë e zhvilluar sot në Prilep, që u shoqërua me thirrje anti-shqiptare.

Të dyja përfaqësueset fqinje zhvilluan një ndeshje të baraspeshuar në një fushë jo aq të përshtatshme, siç ishte i papërshtatshëm edhe orari i ndeshjes, që filloi nga ora 13.

Megjithatë krahas terrenit dhe orarit, edhe më e papërshtatshme ishte atmosfera e krijuar nga tifozët maqedonas të cilët ia humbën natyrën ‘miqësore’ kësaj ndeshje me parulla anti-shqiptare. Kjo nuk është hera e parë që maqedonasit shfrytëzojnë ndeshjet e futbollit për të shfaqur urrejtjen ndaj shqiptarëve, pasi raste të tilla kemi parë edhe në të kaluarën.

Advertisement

Barazimi ishte i treti nga tetë takimet në mes të këtyre dy përfaqësueseve, katër prej të cilave janë fitore të maqedonasve.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 × 5 =

Previous Post

Gaga shëtit me të mbrendshme në rrugët e Londrës

Next Post

FORUMI CRANS MONTANA NË GJENEVË TUBON « LUFTËTARËT » E KRIMIT TË ORGANZUAR NË BOTË

Advertisement