Dark Mode Light Mode

Shqipëri: Kapen 150 kg marihuanë afër Rinasit

Në Shqipëri, gjashtë persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, me akuzën e trafikimit të drogës pas kapjes në flagrancë me 150 kg marihuanë, e destinuar për tregun e kryeqytetit.

http://www.botasot.info/img/policia-shqiperi24.jpgOperacioni policor u finalizua në orët e vona të natës, pranë Rinasit. Tre makina që po transportonin drogën nga Kruja drejt Tiranës, u ndaluan nga forcat e policisë, të cilët prangosën gjashtë trafikantët dhe sekuestruan bashkë me marihuanën edhe tre automjetet me të cilët po transportohej droga.

Tre nga të arrestuarit janë vëllezërit Altin Saka, Arjan Saka dhe Gëzim Saka, si dhe Olgert Musta, Muharrem Zalla dhe Klodian Lami.

Advertisement

Policia ka nisur hetimet për aktivitetin e tyre, destinacionin e lendes narkotike dhe nëse kanë pasur bashkëpunëtorë të tjerë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 × five =

Previous Post

Biznesmeni pastrim parash në vlerën 3. 7 milionë dollarë, bie në pranga

Next Post

Benzema: Reali, skuadra më e fuqishme në La Ligë

Advertisement