Dark Mode Light Mode

Shkelmoi refugjatët, gjykata dënon me 3 vite burg kameramanen hungareze 

Në shtator të 2015-ës, kameramania hungareze Petra Laszlo, u filmua teksa shkelmote emigrantët që përpiqeshin t’u shpëtonin policisë në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë, e cila për këtë është dënuar me tre vite liri me kusht për sjellje jo të rregullt.

 

Advertisement

Mediet filmuan se si ajo shkelmonte dhe bëri që të rrëzonte përtokë një fëmijë që mbante në krah një fëmijë, për të cilën gjykata u shpreh se sjellja e saj bie ndesh me normat shoqërore dhe hodhi poshtë argumentat e avokatit të saj, që tha se po përpiqej të mbronte veten.

 

“Unë ktheva kokën dhe pashë qindra persona që po vraponin drejt meje. Ishte e frikshme”, tha ajo, e cila shtoi se kishte marrë edhe kërcënime me vdekje që nga incidenti dhe se kishte qenë subjekt i një fushate urrejtjeje.

 

Stacioni televiziv në të cilin ajo punonte e pushoi atë nga puna pasi pamjet e saj bënë xhiron e botës nëpër mediat sociale

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 + twelve =

Previous Post

Pacolli: Derisa fëmijët jetojnë në varfëri të skajshme, politikanët nuk ngurrojnë t’i dyfishojnë mëditjet dhe pagat

Next Post

Komuniteti shqiptar proteston sot ne Gjenevë. Kerkon lirimin e ish-kryeministrit kosovar Haradinajn i arrestuar dhe izoluar ne Francë

Advertisement