Dark Mode Light Mode
FMN-ja do të vazhdojë ndihmat për Kosovën
SHBA: Thirrje Serbisë për t’i përmirësuar raportet me Kosovën
Bullgarët duan emrin “Maqedonia e Re”

SHBA: Thirrje Serbisë për t’i përmirësuar raportet me Kosovën

Shtetet e Bashkuara u janë bashkuar thirrjeve për Serbinë, që t’i përmirësojë raportet me Kosovën, pasi Bashkimi Evropian ka tërhequr vërejtjen se kjo çështje mund të jetë pengesë e madhe në rrugën e Serbisë për në BE.

Gati të gjithë presidentët e shteteve në rajon e bojkotuan inaugurimin e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliqi, ditën e hënë.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, ka refuzuar të komentoj çështjen e bojkotit, por tha se sekretarja e shtetit, Hillari Klinton, ka folur me telefon me zotin Nikoliq, pas zgjedhjes së tij.

Advertisement

“Mesazhi ynë për qeverinë e Serbisë ishte që ne dëshirojmë të punojmë me presidentin e ri dhe ne dëshirojmë të shohim që Serbia të vazhdoj rrugën e integrimit, të jetë në paqe me Kosovën dhe të punoj për çështjet e mbetura, që ata i kanë së bashku”, u tha mbrëmë reporterëve, zëdhënësja Viktoria Nuland.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 − eleven =

Previous Post

FMN-ja do të vazhdojë ndihmat për Kosovën

Next Post

Bullgarët duan emrin “Maqedonia e Re”

Advertisement