Dark Mode Light Mode

SHBA-Basha: Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Donald Trump

TIRANË, 14 Qershor /ATSH- I. Vata/ -Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë vizitës së  tij në SHBA,  është takuar sot me Presidentin e SHBA-së,  Donald Trump.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Basha shprehet se , “Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Donald Trump ! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurtë për të gjithë shqiptarët”.

Po ashtu Basha shton se, “sapo mbylla një vizitë dy ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Javës së Shtëpisë së Bardhë për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore ku po diskutohen iniciativat e administratës Trump mbi uljen e taksave, trajnimin profesional, stazhet e punës dhe financimin e studimeve”.

Advertisement

“Mirënjohje të pakufishme Presidentit Trump dhe SHBA për mbështetjen për Shqipërinë dhe shqiptarët! ”, shkruan Basha.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 + one =

Previous Post

Vucic i ngre lapidar ushtarit te Koshares..

Next Post

De Mistura: Një cikël i ri bisedimesh për çështjen siriane në Gjenevë në korrik

Advertisement