Dark Mode Light Mode

XHERDAN SHAQIRI KËRCËNOHET NGA SHQIPTARËT

Shaqiri: Jam kërcënuar nga tifozët shqiptarë, por unë nuk jam tradhtar!

Zvicra është kundërshtari i Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit 2014. Pesë futbollistët me origjinë shqiptare të kësaj skuadre tashmë kanë filluar të mendojnë për atmosferën që do t′i presë në “Qemal Stafa”.

Bëhet fjalë për Xherdan Shaqiri, Granit Xhakën, Valon Behrami, Blerim Xhemajli dhe Admir Mehmedi, të cilët me shumë gjasa do të duhet të luajnë kundër Shqipërisë.

Advertisement

Përballja e parë eliminatore e kuqezinjve të De Biazit me helvetikët do të luhet më 11 shtator në Zvicër, vetëm 4 ditë pas debutimit me Qipron në shtëpi. Sipas kalendarit, takimi i kthimit do të luhet më 11 tetor 2013, në Shqipëri.

Kësaj sfide i trembet Xherdan Shaqiri, që shfaqet i shqetësuar për mënyrën sesi do të pritet nga tifozët shqiptarë. Mbështetësit e Kombëtares kuqezi vazhdojnë ta cilësojnë tradhti aktivizimin e Shaqirit, por edhe katër yjeve të tjerë shqiptarë me Zvicrën.

“Duhet ta shikojmë mirë, nuk e di sa e rrezikshme do të jetë në Shqipëri”, – tha ylli i Bazelit, që prej sezonit të ardhshëm do të luajë me Bajernin e Mynihut. “Kam dëgjuar se tifozët janë të rrezikshëm. Mua personalisht në ′Facebook′, më kanë shkruar shumë gjëra, më kanë thënë se jam tradhtar, gjë që nuk është e vërtetë, sepse nuk jam thirrur nga Shqipëria. Për këtë arsye, nuk e di si do të jetë atmosfera në Shqipëri. Por, në Zvicër besoj se do të kalojmë më mirë”, – nënvizoi Shaqiri.

————————————————————————–

.

View Comments (14) View Comments (14)
  1. Shqipetaret vec prej inati folin,nen nje ,xherdani ska pas oferte prej shqiperis,nen dy ,edhe te kish pas oferte pse te luaj per nje kombetare e cila i shet lojat krejt. Patriotizmi nuk tregohet n futbol,ato patriotat qe i shkruajn ashtu komentet le te tregohen aty ku duhet e jo ne FB! Cdo duhet te krenohet me Xherdanin!

  2. Pse te luje per kombtaren e shqiperis? Kur ata i shesin lojet edhe bajn dollevere ne gjdo loje! Edhe Cana skish lujt por Franca nuk e ka mare me lujt ne France.

  3. Hahahaa…..u knaqaaa zemra mal mu ba kqyre bre nanen e shqiptarve te flliqt ku prekun aty fill tradhtar po krejt ju qka shkruni tradhtar e ksi me shti perqarje mes shqiptaris ju jeni femit e grekut e te shkaut bre motrat jau hangsha labela, coftina, pusa, s’po gjaj fjal tjera me ju than he robt ju qifshin me ka 100 burra amin jarabi se garant ju qihen se shum te poshter kta njerez tradhtar te dyfisht Bravo i koft Gjjerdanit se po deklarohet si u kercenu prej bashkombasve te vet me ju kallxu se edhe do muta si kta i perfaqson robt ne goj hoo se krejt prej inati e vrani shqiptarin ju Shqipnidellat djemt e grekut e te shkaut :@:@:@

  4. shuni mare se marre duhet mi ju ardh qysh e kercnon njeri dikan kur sosht i thirrt me lujt edhe une mu kon nvend tina skisha lujt per shqiprin se neve kosovarve shiptart e shqiprijes kurr mir skan qef me na pa marre ju koft

  5. o leje more se nuk ka faj ku me shku me lujt me shqiprin kurse ata nuk e kan thirur edhe ni sen se me pas kan ne vend tina une nuk kisha lujt kur per shqiprin se aty ka shum njerz qe kqyrin mete shkel per at nuk kisha lujt edhe xherdan mos ta nin se kret tifozet e kombetares te shqipris kosovar jena ne kena mete per kra deri ne fund kret prishtinen me shqiptart e zvicres jena na plisat e prishtines me juve jan deri ne fund mos ta nin kur hiq se pun e ke si shqiptaret qe punojn ne zvicer ne baushtell ti punon me top ok

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 + ten =

Previous Post

Kim Kardashian, një sekretare seksi

Next Post

MENDUH THACI NË PRESHEVË takon kryetarin Ragmi Mustafën

Advertisement