Pas propozimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë – UNESCO shteti serb është alarmuar, që katër monumentet e trashëgimisë kulturore në Kosovë që i ka nën ombrellë t’i pagëzojë me “trashëgimi kosovare”. “Ethet” e Serbisë, e cila më 2008 përvetësoi Patrikanën e Pejës, të Deçanit, të Graçanicës dhe të Kishës së Shën Premtes në Prizren me propozimin për futjen e tyre në listën e trashëgimisë botërore. Ndërkaq një delegacion i Francës i përkrahur nga disa delegacione të tjera “ka iniciuar fshirjen e emrit të Serbisë në hartimin e vendimit mbi gjendjen e monumenteve mesjetare në Kosovë dhe katër monumentet t’i riemërojë si trashëgimi e Kosovës. Për njohës të trashëgimisë kulturore në Kosovë është koha që më në fund titullare e trashëgimisë në Kosovë të jetë Kosova. Institucionet përkatëse të vendit deri më tani nuk kanë marrë asnjë hap të vetëm për këtë çështje.
Home Serbia nuk njeh trashëgimi kulturore të Kosovës