Dark Mode Light Mode

Serbia i “shpallë” lufte shqiptarëve: Avion luftarak mbi kulmet e shtëpive në Preshevë

aerrrrPreshevë, 17 nentor  -Serbia kërcon, i “shpallë” luftë shqiptareve në Luginën e Preshevës. Avioni ushtarak nga përbërja e Brigadës 98 Aviacionit janë  parë dje dhe sot mbi kulmet e shtëpive ne vendbanimet shqiptare në Luginën e Preshevës, në kufi me Kosovë.  Sikur Jonuz Musliu, kryetar i KKSH-së, ashtu edhe liderë tjerë nga Presheva kanë dënuar sjelljet serbe te cilët në emër te “manovrimeve” po provokojnë shqiptarët duke treguar dhëmbët…

 

Fluturimet po kryhen si pjesë e një fluturim të rregullt të trajnimit dhe do të zgjasë nga 16 deri 18 nëntor. Fluturimi me  98 pilot nga brigada e  aviacionit luftarak do të zbatohet në pasdite dhe në mbrëmje. Aeroplanët ushtarakë do të ngritën nga pista e Nishi drejt Luginës se Preshevës, ne kufi me Kosovën, transmeton preshevajone.

Advertisement

Një trajnim i tillë tashmë është kryer dy javë më parë, kur një numër i madh i qytetarëve shqiptare janë shqetësuar nga avionët shumë me zë të lartë dhe zheg për toke, mbi kulmet e shtëpive të vendbanimeve shqiptare, tek qytetaret, gratë shtatzëna, fëmijët, te cilët natën nuk bëjnë gjumë te rehatshëm…

Por pjesa tjetër e këtij misioni luftarak është e panjohur se trajnimi do të kryhet me avion luftarak  te llojit “Orao” ose “MiG”.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 + six =

Previous Post

Kamberi: Presheva, urë e harmonizimit të raporteve Kosovës dhe Serbisë

Next Post

Grushta në parlamentin shqiptar: Paloka godet me grusht Ilir Beqajn

Advertisement