Dark Mode Light Mode

Sami Salihu, kryetar i Kuvendit të Preshevës është pritur sot nga lideri i VV Albin Kurti

Prishtinë, 5 janar -Lëvizja Vetëvendosje thotë se Lugina e Preshevës duhet të ketë një përfaqësues në delegacionin në bisedimet me Serbinë, derisa thekson se bisedimet duhet të bëhen mbi baza të reciprocitetit.

Kurti: Lugina e Preshevës duhet të ketë përfaqësues në dialog, bisedimet të bëhen mbi baza reciprociteti

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” se  “sot ne Prishtinë, rrerspektivisht në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, bashkë me deputetin Liburn Aliu, patëm rastin të presim kryetarin e Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Salihu dhe sekretarin e këtij Kuvendi, Avni Aliti”.

Advertisement

Ai më tutje shton se nga Salihu, u informuan për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës si dhe shqetësimet e tyre, tani para rifillimit të negociatave me Serbinë.

“U pajtuam që çfarëdo rifillimi i negociatave me Serbinë, mund të jetë i rrezikshëm nëse nuk bazohet mbi marrëdhënie reciprociteti. Miratimi i Rezolutës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku nuk përmenden fare të drejtat e qytetarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, reciprociteti me Serbinë si dhe mospërfshirja e asnjë përfaqësuesi nga këto tre komuna shqiptare nën Serbi në delegacion të bisedimeve, na bëjnë të brengosemi për përsëritjen e gabimeve të deritanishme dhe lënien e sërishme në harresë të këtyre qytetarëve shqiptarë”, ka shkruar Kurti, transmeton Koha.net.

E Vetëvendosje mbështet Salihun që Lugina të ketë një përfaqësues në dialog.

“Ne mbështesim, qëndrimin e Salihut që në përbërje të delegacionit të Kosovës të ketë edhe përfaqësues të qytetarëve të Luginës së Preshevës, që bisedimet të bëhen mbi baza të reciprocitetit dhe ku shtrohet çështja e të drejtave të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, duke pas parasysh Deklaratën e vitit 2006 të përfaqësuesve Kuvendeve Komunale të të tre komunave si dhe referendumin e vitit 1992”, ka shkruar ai

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + five =

Previous Post

Mustafa: Tani është momenti historik që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës

Next Post

Skandaloze: Shikone se si ngulen portalet kosovare Ragmi Mustafen e bëjnë kryetar te KKSH-së?!

Advertisement