Dark Mode Light Mode

Sali Berisha: Musliu, luftëtari i paepur i çështjes së drejtë të shqiptarëve të Luginës

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shprehur sot dhimbjen e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të Jonuz Musliut, njeriut për të cilin shprehet me konsideratën më të lartë duke e cilësuar “luftëtarin e paepur të çështjes së drejtë të shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës”.

“Të dashur miq, – shkruan Berisha në rrjetet sociale, – sot me nderimet që meritonte, mijëra qytetarë të Gjilanit i dhanë lamtumirën e fundit Jonuz Musliut, veprimtarit të shquar të çështjes së drejtë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, kryetarit të Këshillit Kombëtar të shqiptarëve dhe kryetarit të Kuvendit të Bujanocit.

Duke shprehur nderimin dhe mirënjohjen time për veprën e tij, mbrojtjen me guxim dhe të gjitha mjetet të lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë të Luginës, njëherazi qytetarëve më të shtypur në Europë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, bashkëluftëtarëve të tij dhe autoriteteve zyrtare shqiptare të Preshevës, Bujanovcit, Medvegjës dhe lutem që shpirti i Jonuzit të gjejë paqen e merituar!”

Advertisement

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + five =

Previous Post

Homazhe/ Vdekja e hershme e Musliut humbje për kombin shqiptar. Si e vlerësoi Haradinaj vepren e ish-liderit të Luginës

Next Post

Policia e Kosovës demanton disa portale: Nuk pati incident me Vucic në Kosovë

Advertisement