Dark Mode Light Mode

Rusia dhe Britania drejt ngrohjes së marrëdhënieve: Putin dhe May do të takohen së shpejti

puttfffPërmirësimi i marrëdhënieve ruso-turke duket se do të shoqërohet në politikën ruse dhe me rigjallërimin e lidhjeve me Britaninë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe kryeministrja britanike, Theresa May, kanë patur dje një bisedë telefonike, ku kanë rënë dakort që të kenë një takim kokë më kokë në të ardhmen e afërt.

Siç njofton Russia Today, në takimin mes tyre, që me gjasa do të zhvillohet gjatë zhvillimit të punimeve të G20-tës në shtator në Kinë, kanë për t’u diskutuar një sërë temash, nga ekonomia te terrorizmi.

Advertisement

Si Moska, ashtu dhe Londra, duke iu referuar deklaratës së Kremlinit, janë të pakënaqura me ngecjen e bashkëpunimit dypalësh, qoftë në sferën politike apo ekonomike, e janë gati ta përtërijnë atë në disa dimensione.

May ka shprehur gatishmërinë për një komunikim të hapur dhe të ndershëm me presidentin Putin, pavarësisht nga dallimet mbi çështje të caktuara.

Kryeministrja e re britanike do ta përshkruante muajin e kaluar Rusinë si një kërcënim real bërthamor për Britaninë e Madhe, së bashku me Korenë e Veriut. /tesheshi.com/

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − 14 =

Previous Post

Asociacioni i Gazetarëve dënon “bllokimin” e Kuvendi për gazetarë

Next Post

Rio 2016, Evelyne Tschopp (Suisse) tombe face à l’héroïne du Kosovo

Advertisement