Dark Mode Light Mode

Ronaldos ia prishi disponimin “Pasuria e PSG-së”

Një klub në ngritje i gatshëm për të shpenzuar shifra të cmendura, dhe një yll i futbollit që shpreh publikisht pakënaqësinë e tij në klubin aktual. Intuita të con menjëherë te lidhja mes PSG dhe Cristiano Ronaldos që nuk ka munguar në mediat e ndryshme falë zhvillimeve të këtyre ditëve të fundit. Kampioni I Realit të Madridit , pak ditë më parë zbuloi se ndihet i trishtuar dhe se klubi është në dijeni të gjendjes së tij shpirtërore. Një deklaratë që krijoi sensacion dhe bëri të nisnin menjëherë spekullimet mbi të ardhmen e portugezit. Klubi i parë që u lidh me Ronaldon ishte sic mudn edhe të pritej Paris Saint Germain, por francezët mohojnë interesimin për futbollistin dhe këtë e bën vetë padroni I klubit Nasser Al Khelaifi.“Nëse do të donim Cristiano Ronaldon do të shkonim për të folur me Realin e Madridit. Nëse është i trishtuar kjo nuk është për fajin tonë, nuk e kemi kontaktuar”.

Nasser al Khelaifi është i pari president jo francez i PSG, pas tij qëndron një pushtet I jashtëzakonshëm ekonomik falë të cilit klubi parizien nën drejtimin e tij ka shpenzuar në total 257 milionë euro në merkato.

Advertisement
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 × 3 =

Previous Post

Dush i ftohtë nga Fyle: Pa emrin, zor datë për negociata

Next Post

Kosova me Luginën e Preshevës ka 1.889 .825 banorë

Advertisement