EKSKLUZIVE: Riza Halimi, kryetari i PVD-së dhe deputeti gjithpopullor,lidhur me takimin me Edita Tahirin ka dhënë disa shpjegime për Agjencinë Informative Kombëtare “Presheva Jonë” duke theksuar se “përfaqësuesit shqiptarë nga Lugina e Preshevës në fund të javës së kaluar në Prishtinë nga takimi me shefen e delagacinit kosovare në bisdiemet me Serbinë, nuk është kërkuar nga zonja Edita Tahrit që edhe ne të jemi pjesë e delegacionit të Prishtrinës, temë kjo e cila as që është biseduar. Thjesh ky takim me znj.Tahiri ishte një njoftim rreth aktivteteteve të këtij procesi të filluar në Bruksell..”
Siq kemi njoftuar të premten e kaluar në Prishtinë në kabinetin e kreynegociatores së delegacionit kosovarë në bisedimet me Serbinë znj.Edita Tahiri ka pritur një delegacion të lart të përfaqësuesve shqiparë nga Lugina e Preshevës në përbërje të Riza Halimit shef i delagecioni, pastaj nga Galip Beqiri Kryetar i Këshillit kombëtar shqiptar,Shaip Kamberi Kryetar i Komunës së Bujanocit, Rami Zulfiu Kryetar i Unionit Demokratik shqiptar, Fehmi Beja përfaqësues nga Komuna e Medvegja.
Po ashtu sipas deputetit gjithpopullor z.Halimi shton se “me zonjën Tahiri kemi këmbyer mendime për bisedimet me Beogradin dhe mundësisht të inicohen edhe problemet tona teknike, që përmedna më lartë rreth temave që janë me rëndësi jetësore për shqiptarët e Luginës së Preshevës…Fundja, problemet e grumbulluara në Preshevë janë probleme që duhet t’i zgjedh Beogradi me partnerin e vetë, pra me autoritet e pushtetit lokal tek ne dhe jo Prishtina. Dhe mu këto dyja duhet t’i zgjedhin keto probleme të shqiptarëve sepse ato jnaë rezultata i politikave tër tyre. Pamvarësisht se Beogradi merr si pretekst vulën e diplomave që mban Republika e Kosovës, kjo bëhet me qëllim vetëm për t’ja hedhur topin e fajit Prishtinës dhe me qëllim të bllokimit të proceseve..?!
“Por, nëse vërtetë pakica serbe insiston që nesër të jenë pjesë e delegacionit të Beogradit, kerkesa jonë padyshim dihet, se do të jemi me Prishtinën, ketu s ka dilema..” ka deklaruar në fund z.Riza Halimi.