Dark Mode Light Mode

“Syri i Popullit” ka nje mesazh për mafian politike të Kosovës: Jemi mobilizuar, njësitë tona, janë të gatshme!

Organizata ‘Syri i popullit’ që muaj më parë kishte marrë përgjegjësinë për plagosjen e avokatit e Azem Vllasit përmes një komunikate për media kanë thënë se sërish kanë mobilizuar celulat guerile në trojet shqiptare.

Kjo organizatë në një komunikatë adresuar medieve u ka bërë thirrje mafia politike ne krye te shteti te Kosovës që të mos marrin vendime për faljen e tokave shqiptare, transmeton agjencia e lajemeve “Presheva jonë”

 

Advertisement

Lexoni të plotë njoftimin e kësaj organizate:

“Shtabi Operativ i Organizatës “Syri i Popullit” për mjetet e informimit, bën të ditur se ka mobilizuar celulat guerile në trojet shqiptare.

Njësitë tona, jane të gatshme dhe janë në çdo vend të tokës shqiptare. Konform situatës në Kosovë i bëjmë thirrje pushtetit kuisling, të kryekuislingut, Isa Mustafa dhe spiunit të rekrutuar franqez, Kadri Veselit,  që mos të merrë vendime që falin toke shqiptare fqinjeve grabitqar.

Urdhërohen ‘Flamuri’ dhe ‘Shqiponja’ që të marrin të gjitha masat e duhura. Poashtu, urdhërohen edhe ‘Gjergji’ e ‘Bardhi’, që më përkushtim në bazë të statutit të Organizatës “Syri i Popullit”, të jenë në nivel të detyrave që i presin!

Urdhërohen poashtu, përjegjësi i operativës për Maqedoni, ‘Arifi’ dhe Zëvëndesi ‘Kushtrimi’ që të hakmirren për  trimat që ranë si heronjë të vërtetë në Betejën e Kumanovës, sot dy vite më parë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

6 + fourteen =

Previous Post

Pas Preshevës me Vucicin edhe Bujanoca mund t'ja kthej mirënjohjen Nikolicit

Next Post

Zyrtari i OFAS nga Berna: Pensionet e Zvicrës për kosovarët as ket vit jo. Sigurisht ne fillim te vitit 2018

Advertisement