Dark Mode Light Mode

Stadiumi “Fadil Vokrri” i gatshëm të presë dardanët në ndeshjet rradhës

Kur kanë mbetur edhe pak javë deri në rikthimin e dardanëve në fushën e blertë, padyshim se një preokuptim jo i vogël është edhe qështja logjistike apo e mirëmbajtjes së stadiumit të kryeqytetit “Fadil Vokrri”.

Në lidhje me këtë qështje, gjatë ditës së sotme jemi mirëpritur nga drejtori i stadiumit “Fadil Vokrri”, z. Benet Rezniqi i cili na foli për gjendjen aktuale të fushës së blertë por edhe stadiumit në përgjithësi, duke treguar se po punojnë intenzivisht  çka ja ka ndihmuar edhe kushtet e mira meterologjike ditëve të fundit.

Advertisement

Rezniqi gjithashtu ka thënë se është i kënaqur edhe me kontributin e FFK-së në lidhje me nevojat që ka stadiumi.

“Stadiumi gjendjen e ka të mirë, po na ndihmon shumê edhe moti i mirë pasi që bari kërkon diell, kërkon ujitje, këto kushte edhe po i plotësojmë dhe siq po vërehet, gjendja e terrinit nuk është e keqe. Është e vështirë, ka kosto mirëmbajtja e stadiumit, por, bashkë me personelin prej nëntë punojësve po ia dalim. I jemi falemnderues edhe Federatës së Futbollit të cilët na kanë qëndruar afër me obligimet në aspektin financiar, pra jemi të kënaqur. Si rrumbullaksim i kësaj, stadiumi do të jetë gati t’i presë dardanët, për cka presim rezultate pozitive”  është shprehur drejtori i stadiumit “Fadil Vokrri”, z. Benet Rezniqi për “Presheva Jonë”.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three − three =

Previous Post

Votat për secilin subjekt, kaq deputetë marrin partitë

Next Post

RISI! RISI! RISI! - Marketet e Xhevdet Ajetit në Gjermani, po mbajnë "autoktone" sofrën shqiptare në diasporë

Advertisement