Dark Mode Light Mode

Regjistrimi lëkund koalicionin qeveritar

Regjistrimi i popullsisë ka vënë në sprovë marrëdhëniet midis partnerëve të koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI. Ndryshimet e reja të Ligjit për Regjistrimin e popullsisë, caktimi i datës dhe vlerësimi që do të dal në seancën e radhës të Qeverisë lidhur me dështimin e këtij procesi që ka nisur më 1 tetor, pritet të ketë një debat të nxehtë në kabinetin qeveritar.

Një zyrtar i lartë i BDI deklaroi për INA se ata janë të prerë në qëndrimet lidhur me regjistrimin dhe prandaj ka ndodhur edhe kjo situatë që ka pasuar me dështimin.

Qeveria pritet të vendos për ndryshimin e Ligjit, ku siç është paralajmëruar do të evitohen parregullësitë dhe problemet e tjera që janë hasur nga 10 ditëshi i regjistrimit të deritanishëm. Këto ndryshime do t`i dorëzohen menjëherë Parlamentit, ndërsa nuk përjashtohet edhe caktimi i datës për mbajtjen e tij.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × 5 =

Previous Post

Fyle: Në Shqipëri, duhet bashkëpunim politik

Next Post

KE: 'Maqedonia e gatshme për të nisur negociatat me BE'

Advertisement