Dark Mode Light Mode
Haradinaj: Pajtohemi me Serbinë veç kur të na njohin si shtet
Real Madridi dërgon përfaqësues special për ta vëzhguar Neymarin në miqësore ndaj Kroacisë
Haradinaj bashkë me gruan në koncertin e Rita Orës në Tiranë

Real Madridi dërgon përfaqësues special për ta vëzhguar Neymarin në miqësore ndaj Kroacisë

Real Madridi e ka dërguar një përfaqësues special në Angli për ta shikuar ndeshjen e sotme mes Brazilit dhe Kroacisë, pikërisht personin që u takua me Neymarin në Rio para dy muajve.

Madridi ka vendosur ta dërgojë një të dërguar special në Liverpool, ku Brazili e sfidon Kroacinë në një ndeshje përgatitore para Kupës së Botës në “Afield” këtë pasdite. Ai është personi i njëjtë që u takua me Neymarin disa herë në Rio de Janeiro dy muaj më parë, raporton e përditshmja spanjolle “AS”, përcjell Express.

Përfaqësuesi i Madridit udhëtoi në Merseyside të shtunën në mëngjes dhe pritet të takohet me Neymarin dhe të shikojë sesi po ecën riaftësimi i brazilianit pas lëndimit serioz. Sot janë bërë tre muaj që prej se Neymar u operua në këmbën e djathtë, ndërsa ndeshjen e sotme do ta nisë nga stoli, por pritet të futet në lojë në momentet e fundit të ndeshjes, me çka do ta bëjë paraqitjen e parë që prej se e theu ashtin e pestë në shputën e këmbës në një ndeshje të PSG-së kundër Marseille në shkurt.

I dërguari i Madridit do të vëzhgojë nga tribunat.

Advertisement

Negociatat mes Neymarit dhe Real Madridit janë pezulluar tani për tani, me kërkesë të vetë brazilianit, i cili dëshiron që gjithë fokusin ta ketë në Kupën e Botës me qëllim që t’i ndihmojë Brazilit të triumfojë, megjithëse synimi i tij afatgjatë mbetet i njëjtë: t’i bashkohet Real Madridit.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − 7 =

Previous Post

Haradinaj: Pajtohemi me Serbinë veç kur të na njohin si shtet

Next Post

Haradinaj bashkë me gruan në koncertin e Rita Orës në Tiranë

Advertisement