Mediumi spanjoll “Onda Cero” raporton se Real Madridi është në bisedime për transferimin e yllit të Chelseat, Thibaut Courtois
Courtois po cilësohet si plani B nëse Reali dështon të transferojë David de Gean nga Man United gjatë verës, transmeton Sportali.net.
Detajet e bisedimeve me Courtois
Sipas “Onda Cera”, Reali ka hapur bisedimet direkt me belgun, por jo edhe me klubin e Chelseat.
Fatkeqësisht nuk ka asnjë informacion rreth asaj se sa është i gatshëm të paguajë Real Madridi për portierin i cili ka kontratë me klubin deri në vitin 2019.
De Gea mbetet prioritet
“Onda Cero” potencon se De Gea, megjithatë, mbetet objektivi kryesor i “Los Blancos”.
Besohet se portieri mund të largohet nga “Old Trafford” për 50 milionë euro.
Sidoqoftë, problemi te marrëveshja me De Gean qëndron te Jose Mourinho, i cili thuhet se nuk dëshiron të shesë spanjollin. /Sportali.net