Dark Mode Light Mode

Ramiz Lladrovci e uron Agim Ademin për mandatin e ri

Kryetari i komunes se Drenasit, z. Ramiz Lladrovci ne ane te nje postimi ne facebook e ka uruar kryetarin Agim Ademi per mandatin e ri ne krye te ketij institucioni, duke i uruar pune te mbare dhe suksese.

 

Ja postimi i plot i z. Lladrovci:

Advertisement

Në Kuvendin e sotëm zgjedhor të FFK-së, Agim Ademi, është rizgjedhur kryetar me votat e 43 delegatëve nga 58 sa i ka gjithsejtë Kuvendi.

Përgëzoj kryetarin Agim Ademi për mandatin e ri! Futbolli i vendit tonë ka arritje të mëdha nën udhëheqjen e tij dhe presim të ketë edhe më shumë suksese gjatë mandatit të ardhshëm.

Uroj të realizojë synimet miku im, Agim, për arritje sa më të mira të futbollit tonë në skenën ndërkombëtare, të fuqizimit të ekipeve, të shkollave të futbollit, të futbollistëve të rinj, të ngritjes së infrastrukturës dhe kulturës në stadiumet tona.

Futbolli ynë pas çlirimit ka të arritura të mëdha dhe nuk e ka merituar përçarjen as denigrimin e procesit. Me keqardhje i kam përcjellë reagimet rreth këtij Kuvendi. Edhe ky kuvend zgjedhor për kryetarin e FFK-së, ka dëshmuar se mospajtimet, do zgjidhur me kohë, brenda institucionit, me garën fer dhe në pajtim me ligjin.

  • Suksese të mëtejme miku im, Agim Ademi!
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × four =

Previous Post

Agim Ademi kryetar i FFK-së deri në vitin 2026

Next Post

Agim Ademi flet pas marrjes së detyrës: Do të bashkëpunoj me të gjithë ata që ia duan të mirën futbollit

Advertisement