Dark Mode Light Mode

Ragmi Mustafa takon ambasadorin e Britanisë së Madhe Michael Davenport

Në komunën e Preshevës sot u zhvillua takim shumë miqësor në mes të ambasadorit të Britanisë së Madhe Michael Davenport dhe kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa. Gjatë takimit i cili zgjati më shumë se dy orë është biseduar për situatën në komunën e Preshevës dhe më gjerë në Luginë, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit të filluar më herët. Në takim, përveç bashkëpunimit të shkëlqyeshëm komunë-ambasadë, është folur edhe arsimin. Me këtë rast Davenport tha se nga kryetari Mustafa dëgjoi problemet në të cilat hasin shqiptarët. Edhe kryetari komunës së Preshevës bëri të ditur se ambasadorin e ka njoftuar me të gjitha problemet dhe tha se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tutje. Ndërsa Davenport u njoftua edhe me projektet që janë duke u realizuar. Ambasadori Michael Davenport kërkoi që ky bashkëpunim i shkëlqyeshëm nga ana e komunës së Preshevës me Ambasadën e Britanisë së Madhe të vazhdojë edhe më tej.
RTV Presheva

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nineteen + eighteen =

Previous Post

Pritje e ngrohtë për kombëtaren në Zvicër

Next Post

Përkundër faktit se sot në Zvicër ka mbi 300 forume, shoqata e parti AK e shqetësuar Zvicër: Mijëra fëmijë po humbasin gjuhën

Advertisement