Dark Mode Light Mode

Radhë të gjata nëpër pikat kufitare

Pikat kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë në Maqedoni janë të përfshira nga fluksi i madh i makinave dhe pritjeve të gjata.Në pikën kufitare Tabanoc që lidh vendin me Serbinë radhët e gjata janë shkaktuar nga kthimi masiv këtyre ditëve i mërgimtarëve, që kanë përfunduar pushimet verore, ndërsa kësaj ngarkese i shtohet edhe kthimi i turistëve të huaj nga bregdeti grek, përmes rrugëve transitore të Maqedonisë.

Autoritetet doganore në Tabanoc kanë theksuar se kanë intensifikuar aktivitetet dhe po bëjnë çmos për të ulur pritjet e gjata. “Në të shumtën e rasteve vendosim në dispozicion pjesën tjetër të korsive hyrëse në Maqedoni, vetëm e vetëm për të zvogëluar pritjet e gjata”, theksoi një nëpunës doganor.

Ndërkohë, edhe në pikën kufitare Bogorodicë me Greqinë ka pritje të gjata. Kjo shkaktohet nga turistët që udhëtojnë drejt bregdetit grek, por në anën tjetër tollovitë shkaktohen edhe nga emigrantët turq që përmes Greqisë dhe Maqedonisë udhëtojnë drejt vendeve evroperëndimore.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × 2 =

Previous Post

Edi Rama: Topin e urova, jemi të hapur për FRD-në

Next Post

Bildt kërkon nga qeveria serbe vepra e jo fjalë

Advertisement