Dark Mode Light Mode
FEHIME SELIMI, poete nga Presheva qe nuk e meriton te harrohet
RACIZMI NE VEPËR, Askush nuk flet për këtë: xhamia e shenjtë po digjej në të njëjtën kohë me katedralen në Paris?!
Fjalet e fundit te poetit te madh Ali Podrimja gazetarit nga Presheva në Gjenevë

RACIZMI NE VEPËR, Askush nuk flet për këtë: xhamia e shenjtë po digjej në të njëjtën kohë me katedralen në Paris?!

Zjarri u përhap në ndërtesën e xhamisë së Al-Aqsa në Jerusalem të hënën, vetëm disa çaste pasi flakët e shkatërruan katedralen e Notre Dame të Parisit.

Tym dhe zjarr u pa duke dalë nga çatia e dhomës së lutjeve e quajtur Marëani, gjithashtu e njohur edhe si Salla e Solomonit, e cila ndodhet në pjesën e poshtme të xhamisë Al-Aqsa.

“Zjarri u përhap në dhomën e rojeve, në çatinë e dhomës së lutjeve Marëani por zjarrfikësit arritën të shuanin zjarrin në mënyrë të sukseshme”, thotë agjencia e lajmeve Palestina, shkruan Daily Mail.

Pamjet që u postuan tregojnë për njerëz që ishin mbledhur në oborrin e dhomës Marëani, ku myslimanët palestinezë mbajnë lutjet e së premtes, duke parë shtëllungat e tymit.

Dhoma ndodhet në pjesën lindore të Jerusalemit, në të njëjtin lokacion ku ndodhet edhe Tempulli Mount.

Ky është një vend i shenjtë për Judaizmin, Krishterimit dhe Islamin. Ky vend përveç se është lokacioni i xhamisë Al-Aqsa ka gjithashtu edhe Kupolën e Shkëmbit, vendin e tretë më të shenjtë për myslimanët. Të gjitha janë të ndërtuara në një vend të shenjtë për çifutët.

Zjarri u shua shpejt, dhe nuk u raportuan lëndime apo dëme në ndërtesën e vjetër 1500 vjet.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seventeen + fourteen =

Previous Post

FEHIME SELIMI, poete nga Presheva qe nuk e meriton te harrohet

Next Post

Fjalet e fundit te poetit te madh Ali Podrimja gazetarit nga Presheva në Gjenevë

Advertisement