Dark Mode Light Mode

Qeveria nuk i ka votat për Demarkacionin dhe pikë!

Adem Salihaj, Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka arsyetuar veprimin e Kryeministrit Isa Mustafa për mos dërgimin e Demarkacionit në Kuvend, pasi thotë se nuk janë votat për një çështje të tillë.

“Unë mendoj se kryeministri Mustafa po bën veprime të arsyeshme që nuk po e sjellë në Kuvend sepse ta sjellësh në Kuvend kur teknikisht shqiptarët nuk i kanë numrat e mjaftueshëm edhe po ta votojnë gjithë pa përjashtim shqiptarët e pozitës. Në çdo aspekt nuk është numër i mjaftueshëm për mbajtjen e seancës plenare për ta votuar edhe po ta votojnë të gjithë. Por tashmë është fakt se një numër i deputetëve edhe të PDK dhe LDK e kanë kundërshtuar dhe nuk ka asnjë mundësi reale që të kalojë demarkacioni”, tha Salihaj për Tribuna Channel.

Salihaj shtoi se me iniciativën e disa deputetëve të LDK-së, për ndryshimin e nenit të marrëveshjes së Demarkacionit mund të arrihet një konsensus dhe të mos ketë krizë politike në vend.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 × one =

Previous Post

KS i OKB me 16 maj debaton për Kosovën, në epiqendër dialogu, demarkacioni dhe Lugina e Preshevës

Next Post

30 përqind e të rinjve shqiptarë rrijnë kot

Advertisement