Po e nisi këtë shkrim duke e theksuar me fillim faktin se jam prej Preshevës, ndër trojet e pakta shqiptare që vazhdojnë të jetojnë shumë keq, në mungesë të lirive dhe të drejtave të, së pari individuale, e pastaj edhe kombëtare në trojet etnik.

Jemi lodhur duke e theksuar kaq shumë se Republika e Shqipërisë e ka në kushtetutën e sajë obligim përkujdesjen ndaj cdo shqiptari kudo në botë, në fakt nuk jemi lodhë, desha të them ju kemi lodhë, sepse kështu duket cdo 28 Nëntor kur dikush (përfshirë edhe institucionet lokale) duke tentuar të mbaje gjallë ndjenjën kombëtare, në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë ngrit flamurine Skenderbeut apo të Ismail Qemajlit, e pastaj bëjnë gati “troshat e bukës” për të paguar dënimin, sepse ne nuk guxojmë të jemi shqiptarë, sepse kështu vendos thundrra e okupatorit, thundërr kjo nga e cila nuk arritëm të clirohemi as pas referendumit të vitit 1992, e as pas luftës së lavdishme të Ushtrisë Clirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
Nejse, po vazhdoj ku e nisa, se sot nuk duket se është në modë të jesh patriot, e askush sikur nuk e beson se sa shumë preshevarët e duan bashkimin me Kosovë, me Shqipëri, ose edhe e besojnë, por më e lehtë iu duket të mbyllin sytë, në fakt është më e lehtë, e vërtetë.

Më 24 Korrik, pas presidentit që kreu mandatin, z. Ilir Meta, në krye të shtetit Shqiptarë erdhi një person i panjohur për politikën, nuk e kishim dëgjuar kurrë në lajmet apo emisionet politike të cdo mbrëmshme, e quajnë Bajram Begaj dhe është mjek, është edhe gjeneral në të njejtën kohë. Ka pasur disa paraqitje, ku personalisht e kam parë si njeri me autoritet dhe kredibil për detyrën e të parit të shqiptarëve. Pas parasyshë dallimet që shqiptarët dijnë t’i bëjnë zakonisht në politike, madje deri në atë masë sa duhet një dorë e fuqishme që të ndërmjetësoje kohë pas kohë, dukej se z. Begaj në fakt e plotësonte këtë kriter.
Në moshën më të mirë të mundshme për përgjegjësi publike, i përgatitur sa nuk ka më profesionalisht, por edhe kredibil në jetën publike, pa asnjë aferë apo defekt i cili do ta penalizonte të “rrahte tavolinën”.
Nga afër, për herë të parë e pashë në Prishtinë javën e kaluar, në organizimin për festën e pavarësisë së Kosovës. Ishte i vendosur në Hotelin Swiss Diamond me ftesë të presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu bashkë me stafin e tij nga Tirana. Paraqitjet publike gjatë ceremonive shtetërore të organizuara nga Republika e Kosovës, nuk lënë hapsirë për koment, i mprehtë dhe sigurtë në cdo fjali që nxjerr nga goja.
Fjalimi i tij në Kuvendin e Republikës së Kosovës ishte briliant, vlerësoi lartë secilin kontribues për Republikën e Kosovës, kontributin e secilit prej figurave të ndritura shqiptare, disa të gjallë e disa të tjerë të cilët tashmë kanë shkuar në përjetësi, si komendantin Adem Jashari, z. Adem Demaci, Ibrahim Rugovën, por edhe të udhëheqësit e luftës clirimtare të cilët sic tha z. Begaj, edhe sot po na bëjnë krenarë duke vazhduar të sakrifikojnë veten e tyre për të mbrojtur kombin. z. Begaj me nderim vlerësoi kontributin edhe të SHBA-ve dhe të shteteve mike evropiane pa të cilat, në fakt Kosova zor se do të jetonte ditët e sotshme.
Po kthehem prap tek Hoteli Swiss Diamond ku qëndroi z. Begaj për disa ditë, ku takonte miqt e tijë nga Kosova, Maqedonia e Presheva, por jo vetëm, z. Begaj rrespektonte të gjithë, dukej shumë pozitiv e i hapur, por të njejtën kohë edhe konfident e serioz, me gjasë, po thoja me vete teksa e shihja, këto tipare i ka nga profesionet, pra konfident e serioz nga të qenurit Gjeneral, pozitiv e i hapur nga të qenurit mjek, fantastike, apo jo?


Nuk e shqetësova për të iu ofruar, sado që doja të kisha kujtim një fotografi, fundja është president i shtetit tim amë, bisedova me njërën nga këshilltaret e tij politike, emrin spo ia them, bisedova shkurt, por nga aq pak sa bisedova, pashë ngrohtësine dhe ndjenjën që kanë për trojet, energjinë pozitive që kanë kanë vendosur ta vëjnë në shërbim të një detyre kaq të madhe, duke i qëndruar afër presidentit të Republikës.
Në fund, për të mos e zgjatur, besoj se duhet të jemi krenar që në kryue të shtetit shqiptarë kemi një “gjeneralo-doktor”, me tipare të një njeriu shembullorë, një bashkëshorti e prindi të dy djemve të tijë, të cilët me siguri se ndihen të nderuar që babai i tyre është në krye të shtetit shqiptarë, por që në fakt gjithë shqiptarët duhet të ndihen krenarë që z. Begaj, bashkëshorti i Armandës e babai i Dorianit dhe Klajdit ka pranuar të jetë në krye të shtetit tonë amë.

Shkruan: Kushtrim MALIQI

SHPËRNDAJE