Dark Mode Light Mode

Qenan Hetemi ishte intelektual, do t’i mungojë fshatit, qytetit dhe gjithë Luginës së Preshevës

Gjatë ditës së sotme, familjarët kanë njoftuar se ka ndërruar jetë profesor Qenan Hetemi nga fshati Corroticë e komunës së Preshevës. I ndjeri ishte 61 vjecar dhe po vijonte punën si arsimtarë në shkollën fillore të fshatit Corroticë, ku po jepte gjuhën shqipe.

Qenani ishte intelektual tipik, i arsimuar, i dashur e i qetë, por edhe i angazhuar në jetën publike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Paralel me punën e tij si misionarë i arsimit shqip në Luginë, z. Hetemi e kishte vazhduar edhe si i angazhuar politikisht nëpër disa etapa, ku ka kontribuar mjaftë në procese të rëndësishme për qytetin e Preshevës.

Qytetarët, por edhe miqt e shokët do ta kujtojnë gjithmonë z. Qenan Hetemi si zotëri i ndershëm, puntor e patriot, si i tillë do t’iu mungojë jo vetëm familjes, por gjithë shoqërisë.
I qoftë i lehtë dheu i vendlindjes, ndërsa familja dhe shokët e kujtofshin përherë ashtu sic e jetoi jetën, i buzëqeshur e plot pozitivitet.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three + 18 =

Previous Post

Tips for Building a Wardrobe That Transcends Seasons

Next Post

Lëvizja Vetëvendosje komenton planet për atentate ndaj Abdixhikut dhe deputetëve tjerë

Advertisement