Dark Mode Light Mode

“Që ditën kur të vranë” – Poezi për Bardhylin e fjalës guximshme!

Që ditën që të vranë,

lotët nuk na u thanë,
shumë vjet u bënë,

sot mbushën 15,

Advertisement

që jetojmë të vdekur,

Ksaj s’i thuhet jetë.

 

Në c’kopshte me lule,

po qëndron ti vallë?

Të vranë Bardhyl Ajeti,

se u pengoje i gjallë.

 

U mblodhën gjarprinjët,

dhe shtinë në ty.
U pengonte e vërteta

që e shkruaje ti.

 

Cohu Bardhyl,cohu!

Rinjgjallu si Feniksi.

Shihe nënë Nexhen,

malli e mbyti.

 

Në këtë tokë Ilire,

në këtë pjesë Dardane,

dikush me pushkëti me penë luftove.

 

Kosova po lëngon.

Kosova po qan.

Bijtë e mi më të mirë,

paslufte mi vranë.

 

Gurët do të mund të shemben,

toka mund të rrafshohet,

por guximi yt kurre s’do të harrohet.

 

Shkrimet e tua për të vërteten,

do të lexohen gjithmonë,

frymënzim për të rinjët,

do të mbetesh gjithmonë.

 

Na mban Krenaria,

që s’ishe qyqar,

të vërteten përhapje

Bardhyli ynë i madh.

 

Nga Sadete Ajeti, gruaja e vllaut të Bardhylit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 + twelve =

Previous Post

Kryetari i LB, Murati: Marrëveshje me Serbinë, vetëm pas korrigjimit të kufirit

Next Post

Shala: Votova pro që të mos shoh më ‘Haki Abaza’ në qeveri<br><br>

Advertisement