Dark Mode Light Mode

Publikohen dëshmi, Albin Kurti e VV keqpërdorin nxënësit për fushatë

Disa biseda janë duke u shpërndarë në rrjete sociale, ku po tregohet se Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka thirrur në takim nxënësit e klasave të 12-ta. Sipas disa bisedave që po publikohen në rrjete sociale, tregohet një lajmërim që e ka bërë Lëvizja Vetëvendosje për nxënësit e klasave të 12-ta.

Sipas njoftimit, thuhet se Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Liburn Aliu kanë mbajtur takim me nxënësit e shkollës “Xhevdet Doda”. “Nesër prej ores 13:00, në zyret qëndrore të LVV, të ministria e arsimit, do të mbahet takimi i Albin Kurtit, Albulena Haxhiut dhe Liburn Aliut me nxënësit e gjimnazit “Xhevdet Doda”, thuhet në shkrim, derisa tregohet se ushqimin për nxënësit e ka siguruar Lëvizja Vetëvendosje. “Ushqimi ka me qene prej Levizjes, edhe ish kone shum mire me ardh sa ma shume veta. Takimi ka me qene joformal nforme te bashkbisedimit e jo si tubim.

E di qe ju kemi lajmeru ne moment t’fundit sorry, please nese muneni me shpernda ngrupe tklases. Kush osht i interesum munen me na kontaktu mu ose …” thuhet tutje. Ky njoftim, sipas publikimeve, po shpërndahet në rrjetin social Instagram, Facebook dhe Viber.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eight − one =

Previous Post

Donika Gërvalla më 2014: Gjuha e Albin Kurtit ma kujton kohën e regjimit komunist

Next Post

Biden i shkruan letër Vuçiqit, i kërkon dialog për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Advertisement