Dark Mode Light Mode

Publikimi i një CV-je të Gërvallës — Ish-deputeti i LDK-së me kritika të ashpra për ministren e Jashtme

Ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka kritikuar ashpër ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, pas një CV-je të ministres që është bërë virale, por e pakonfirmuar zyrtarisht.

Në njërin paragraf të biografisë, flitet për janarin e vitit 2002 kur solli në atdhe eshtrat e atdhetarëve të njohur, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, ku thuhet se kishin marrë pjesë në varrim mbi 150 mijë njerëz dhe i cili ishte eventi i parë i madh “që nuk ishte kontrolluar nga ekstremistët e kohës së luftës pas vitit 1999”.

Një paragraf më poshtë, thuhet se më 2014, Gërvalla ka kontribuar në zgjedhjet e brendshme të LDK-së për të mposhtur korrupsionin dhe krimin dhe pastaj kryeministrin Hashim Thaçi dhe të tjerët.

Advertisement

Bislimi tha se dokumenti është total gabim dhe tregon një mungesë të thellë të profesionalizmit diplomatik.

“Mandej, përtej këtyre huqjeve gjuhësore të panumërta në tekstin e biografisë së znj. Gërvalla, të publikuar sot në media me aludimin se ky tekst shpërndahet tek homologët dhe zyrtarët tjerë të huaj me të cilët takohet Ministrja, koncepti bazik i dokumentit është total gabim dhe tregon një mungesë të thellë të profesionalizmit diplomatik dhe komunikimit strategjik, që normalisht do duhej të ishin alfa dhe omega e përgatitjes së stafit të MPJ! Shpresoj se ky lajm të mos jetë i vërtetë, por nëse është, ja një leksion i shkurtër për përmirësim për hirë të Republikës sonë të re”, shkruan Bislimi.

“Përfundimisht, MPJ ka nevojë urgjente për riorganizim dhe reformë substanciale. Barrën e stërkeqes në këtë dikaster e bartin të gjithë ata që kanë udhëheqë me të në të kaluarën, sikurse edhe tani. Çdo vonim në këtë drejtim është rritje e dëmit ndaj vendit”, ka përfunduar Bislimi.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + twenty =

Previous Post

Valon Murati thotë se nuk beson që kryeministri Kurti do të arrijë marrëveshje me Serbinë

Next Post

Hill: Do t’i bëjë presion Serbisë për rastin e vëllezërve Bytyqi

Advertisement