Dark Mode Light Mode

Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal ndaj të parit të FFK-së, Agim Ademi

Prokuroria Themelore e Prishtinë ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi i dyshuar për veprat penale të shmangies nga tatimi dhe keqpërdorim të besimit.


Këtë e ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi” zëdhënësja e kësaj prokurorie Laureta Ulaj.

Ndaj Ademit kishte parashtruar kallëzim penale Njësia Rajonale e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë nën dyshimet se i njëjti ka kryer veprat penale të “Shmangie nga tatimi” dhe “Keqpërdorim i besimit”.

Advertisement

“Prokurori ka shqyrtuat dhe analizuar në tërësi shkresat e lëndës dhe duke pasur parasysh, natyrën, rrethanat dhe karakterin e veprës penale dhe të kryersve dhe zotimin e të dyshuarve se di t’i përmbushin detyrimet, ka vlerësuar se lënda plotëson kushtet që të zgjidhet përmes Procedurës Alternative, përkatësisht të bëhet Pezullimi i Përkohshëm i Procedurës në kuptim të nenit 227 të KPP-së”, thuhet në aktvendimin për hedhje të kallëzimit penale.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fifteen + five =

Previous Post

Vjen thirrja e parë për subjektet politike në Luginën e Preshevës: Pa humbur kohë unifikohuni në një listë, eliminoni përçarjet

Next Post

Operohet me sukses “gardiani” i FC Liria, falemnderon mjekun dhe presidentin Ademi

Advertisement