Në kuadër të projektit “Drejtësi për Krimet e Luftës” në ish-Jugosllavi në selinë e Tribunalit Penal ndërkombëtar nga dje po qëndron njëd elgacion nga Kosova, prej 8 sish krtyesisht gjykatës dhe prokuror..” kanë njoftuar  sot zyrtarët e TPI-së agjencinë informative “Presheva Jonë”

Hagë/TPI, 6 tetor/ AIK-Peresheva Jonë

 Zyra për Komunikim dhe Ndërgjegjësim e Tribunalit dje ka pritur një grup prej gjashtë gjykatësish dhe pesë prokurorësh nga Kosova për një vizitë studimore dyditore në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të Tribunalit për fuqizimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e ekspertizës me gjyqësorët e vendeve të ish-Jugosllavisë.

Duke komentuar vizitën gjykatësi Fausto Pocar u shpreh: “Kam kënaqësinë e madhe t’iu uroj mirëseardhjen kolegëve tanë nga Kosova për shkëmbimin e mendimeve dhe ekspertizës në lidhje me gjykimin e krimeve të luftës. Kam besim se ky shkëmbim do të zgjerojë vizionin mbi sfidat e përbashkëta me të cilat përballemi gjatë punës sonë dhe të metodave për kapërcimin e këtyre sfidave.”  

Vizita është organizuar në kuadër të Projektit “Drejtësi për Krimet e Luftës” (PDKL), që zbatohet nga OSBE, Zyra për Institucione Demokratike dhe Të Drejtat e Njeriut (ODHIR) në bashkëpunim me TPNJ-në, Institutin Kërkimor Ndërrajonal për Krime dhe Drejtësi (UNICR) dhe zyrat në terren të OSBE-së., kanë njoftuar  sot zyrtarët e TPI-së agjencinë informative “Presheva Jonë”

“Programi i vizitës u hartua në këshillim me profesionistët e ligjit dhe Institutin Gjyqësor të Kosovës për t’iu përgjigjur nevojave të pjesëmarrësve. TPNJ-ja ua përshtati programin nevojave të tyre”, komentoi Romana Schweiger, koordinatore rajonale e ODHIR-it për PDKL-në.

Gjykatësit vizitorë do të kenë diskutime kolegësh me gjykatësit e Tribunalit për një sërë temash, ndër të cilat mbrojtja e dëshmitarëve, hartimi i aktgjykimeve, sfidat në gjykimin e krimeve të luftës, mjetet procedurale në ndihmë të përshpejtimit të proceseve të krimeve të luftës dhe mundësia e shqyrtimit të provave dhe materialeve juridike të TPNJ-së.

Përfaqësuesit e Prokurorisë Publike dhe Speciale të Kosovës do të takohen me zyrtarë të Zyrës së Prokurorit të Tribunalit për të diskutuar probleme të ngjashme juridike dhe aspekte të tjera praktike, si trajtimi i dëshmitarëve të rëndësishëm gjatë hetimeve dhe proceseve gjyqësore. Gjithashtu përfaqësuesit e Prokurorisë së Kosovës do të njihen me katalogët e provave të Zyrës së Prokurorisë së Tribunalit.

“Instituti Gjyqësor i Kosovës ndihet krenar për zbatimin e kësaj nisme kualifikuese në bashkëpunim me OSBE/ODHIR-in dhe TPNJ-në. Transferimi i dijenive dhe shkëmbimi i ekspertizës janë në kohën e duhur dhe kanë rëndësi kyçe për gjykatësit dhe prokurorët tanë”, u shpreh Lavdim Krasniqi, drejtor i Institutit Gjyqësor të Kosovës.

Programi për Komunikim dhe Ndërgjegjësim i Tribunalit është një nga mjetet e tij kryesore në shkëmbimin e ekspertizës së Tribunalit me gjyqësorët e vendeve të ish-Jugosllavisë. Duke qenë se TPNJ-ja është drejt përmbylljes së mandatit të vet, Programi për Komunikim dhe Ndërgjegjësim po e dendëson veprimtarinë informuese në mënyrë që njerëzit në ish-Jugosllavi të informohen dhe zgjerojnë dijenitë në lidhje me punën dhe arritjet e shumta të Tribunalit. Programi për Komunikim dhe Ndërgjegjësim gëzon mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian

SHPËRNDAJE