evrrrPreshevë, 4 maj  -Sesioni informativ për procesin e ndarjes së mjeteve të pakthyeshme për të rinjtë për fillimin e biznesit me emër „Idea jote, mbështetja jonë“ në organizimin e PROGRES-it Evropian do të mbahet të enjten, më 5 maj në orën 11 në Shtëpinë e kulturës në Preshevë, ka njftuar agjencine e lajemeve “Presheva jonë” znj.Marija Radulovic, përgjejges e informit nga PROGRES-i Evropian

 

Sipas saj qëllimi i sesionit informativ është informimi i biznesmenëve të rinj me programin e mbështetjes dhe hapat e domosdoshme- që nga aplikimi, deri te pjesëmarrja në konkurs dhe kriteret për përzgjedhjen e projekteve deri te marrja e mjeteve të pakthyeshme për fillimin e biznesit.

Të drejtë për të aplikuar kanë të gjithë të rinjtë nga mosha 18 deri 30 vjet, të cilët janë të regjistruar në evidencën e Shërbimit Nacional për Punësim në momentin e dërgimit të konceptit të idesë së biznesit dhe të cilët kanë vendbanim të përhershëm dhe planifikojnë të fillojnë biznesin në një nga komunat të cilat janë të përfshira në realizimin e programit PROGRESi Evropian. Unioni Evropian dhe Qeveria e Zvicrës do të mbështesin me gjithsejt 180.000 EUR rreth 20 start-up biznese në fushën e prodhimtarisë, teknologjisë informative dhe industrisë ushqimore, respektivisht përpunimin e ushqimit me vlerë deri në 10.000EUR. Shuma më e vogël e mjeteve të cilat mund të ndahen është 2.500 EUR.

Vlerësimi i projekteve do të bëhet në dy faza. Faza e parë nënkupton dërgimin e idesë së biznesit, përderisa kandidatet dhe kandidatët të cilët do të hyjnë në përzgjedhjen e ngushtë do të jenë të obliguar që të ndjekin programin e trajnimit nga fusha e biznesit. Vetëm kandidatët të cilët e kalojnë trajnimin me sukses do të përmbushin kushtin për të kompletuar propozim projektet.

Konkursi është i hapur deri më 11 maj, 2016. Më shumë informacione rreth konkursit si dhe komplet dokumentacionin për aplikim e keni në ëebsajtin e PROGRESit Evropian në http://www.europeanprogres.org/pozivi/sr/ .

 

Aktivitetet e PROGRESit Evropian, programit i cili i kontribuon zhvillimit të qëndrueshëm të Serbisë jugore dhe jugperëndimore, Unioni Evropian dhe Qeveria e Zvicrës e përkrahin me gjithsejt 24,46 milion euro. Programi ka për qëllim që të forcojë administratën lokale, të krijojë ambient më të volitshëm për zhvillimin e infrastrukturës dhe ekonomisë si dhe që të përmirësojë zbatimin e politikave në fushën e inkluzionit social. Aktivitetet në teren i zbaton Zyra e Kombeve të bashkuara për shërbime të projekteve (UNOPS).

SHPËRNDAJE