Dark Mode Light Mode

“Princi i Asturias”, në finale Xavi-Casillas

Iker Casillas, Xavi Hernandez dhe Komiteti Paraolimpik ndërkombëtar janë tre finalistët e cmimit të Princit të Asturias për sportin që do të jepet më datë 5 shtator. Ky cmim i jepet një sportisti ose institucioni që ka dhënë kontribut të vyer në këtë fushë. Xavi Hernandez dhe Iker Casillas u shpallën si finalistë nga presidenti I Fifa-s Joseph Blatter, ndërkohë që mes kandidatëve për fitimin e tij ishin gjithashtu dhe fondacionet e Realit të Madridit dhe Barcelonës, alpinisti Messner dhe lojtarët e basketbollit Yao Ming dhe Dirk Nowitzky.

Ky cmim në fushën e sportit jepet rregullisht që prej vitit 1987. Vitin e shkuar ishte atleti etiopian I garave të 5 mijë dhe 10 mijë metrave, Haile Gebreselasi ai që fitoi cmimin e princit të Asturias. Ndërkohë që në dekadën e fundit pesë sportistë ose institucione të sportit në Spanjë kanë mundur të vlerësohen me këtë trofe.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fourteen − twelve =

Previous Post

BRUKSELL: Mesazhet e Herman van Rompuy për Ivica Dacic rreth Kosovës

Next Post

Trishtimi në modë, pas Ronaldos radha e Fabregas

Advertisement