Dark Mode Light Mode

PRESIDENTI U GANDËS thotë se e ka njohur Kosovën, ky Jeremici thotë jo ?!

Presidenti i Ugandës konfirmon njohjen, Jeremici përsëri mashtroi

Është presidenti i Ugandës, Yoweri Kaguta Musevini që ia ka konfirmuar zv/kryeministrit Behgjet Pacolli njohjen nga ky shtet afrikan. Edhe njëherë diplomacia serbe e Vuk Jeremicit dështon në provimin e minimit të procesit të njohjeve.
Në letrën e njohjes, presidenti i Ugandës thotë se shteti i tij i bashkohet shteteve të tjera që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Dhe, bën thirrje për krijim të marrëdhënieve diplomatike si akti më sublim i njohjes mes dy shteteve.

Jeremici konteston njohjen nga Uganda

Ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremic ka deklaruar sot se Uganda nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe as që e ka ndërmend ta bëjë këtë.
“Kjo më është thënë direkt nga ministri i jashtëm i këtij shteti Okello Oryem”, ka thënë Jeremiq. Ai ka thënë se se me Ugandën Prishtina ka vepruar ngjashëm si me Nigerinë dhe Republikën e Afrikës Qendrore, që gjithashtu sipas tij nuk e njohin Kosovën.
Kabineti i zv/kryeministrit Pacolli njoftoi të premten, në përvjetorin e pavarësisë se Uganda u bë shteti i 88 që e njohu pavarësinë e Kosovës.

Advertisement

View Comments (1) View Comments (1)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seven + four =

Previous Post

SHQIPTARI nga Rahovica e Preshevës lahet në pendë në minus 15 grad celzius ?!

Next Post

SOT NË LUGINËN E PRESHEVËS Bankat e zbrazëta shkollore mbushen me 6000 nxënës pas pushimeve të stërgjatura

Advertisement