Dark Mode Light Mode

Presidenti i “luftës” Nikolic shpërblen një imam nga Presheva për paqë

Bujanoc, 16 shkurt  -Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi është shpërblyer me medalje për paqe nga presidneti  serb i “luftës” Nikolic te cilit Vuci nga Davosi  i ja terheqi verjtjen duke i thënë  “mos e përmend më fjalën luftë”.  Kjo mirënjohje ju ketij shqiptari nga Lugina nga dora e Nikolicit për kontributin e tij dhënë siq thuhet  “për paqë, stabilitetit, dialogut dhe humanitetit njerëzor”. Dekorimi në fjalë është bërë të mërkurën, në ditën e shënimit të shtetësisë së Serbisë.

 

Siç bëjnë të ditur burime të “Presheva jonë”, shpërblim paqeje është bërë në ditën e shënimit të shtetësisë së Serbisë ku presidenca ka dekoruar edhe 84 individë tjerë në Serbi, ku mes tyre është shpërblyer edhe Myftiu i Luginës. Ndërsa, në pritjen tradicionale, me rastin e Ditës së shtetësisë serbe, në ora 18:00, në pranim te presidenti Nikoliq, morën pjesë përfaqësues të lartë poltike e ushtarak serbe të kreut të shtetit me kryeministrin Vuçiq e personalitete te tjera.

Advertisement

 

Bashkëveprimtarë të Myftiut të Luginës kanë përshëndetur një dekorim të tillë duke e vlerësuar këtë mirënjohje historike jo vetëm për misionin paqësor të Myftiut Nexhmedin ef. Saqipi, por edhe për popullin liridashës të Luginës së Preshevës. / Metali Krasniqi

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five + sixteen =

Previous Post

Ekspozita artistike “Lufta Kundër Harresës” (foto)

Next Post

Presidenti amerikan Trump, telegram Kosovës. Uron qytetarët përvjetorin e pamvarësisë!

Advertisement