Dark Mode Light Mode

Presidenti Ademi uron shqiptarët për ditën e pavarësisë

Familje të heronjve e të dëshmorëve,

Invalidë, veteranë të luftës e veprimtarë të çëshjtes kombëtare;

Të dashur futbolliste e futbollistë, drejtues të klubeve, trajnerë, ish-udhëheqës të sportit, ish-futbollistë, gjyqtarë, anëtarë të FFK-së,

Advertisement

Dardanë e tifozë të klubeve, sponsorë e donatorë;

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!

Me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë e veçantë që në emrin tim dhe të KE të FFK-së të ju përcjell urimet më të mira për këtë datë historike, emocionale e krenarie për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë!

Kosova po vazhdon të rritet e të përparojë vit pas viti në çdo sferë, teksa në këto 14 vjet të shtetësisë pa dyshim sporti ka qenë ambasadori më i mirë, duke i thyer të gjitha barrierat dhe duke e prezantuar shtetin edhe atje ku nuk kanë mundur ta bëjnë fushat e tjera të shoqërisë.

Në këtë aspekt, futbolli jo vetëm që ka krijuar imazh të shkëlqyeshëm për vendin, por edhe është bërë urë miqësie edhe me ato vendet që ende hezitojnë ta njohin pavarësinë e shtetit tonë.

Besoj se edhe gjatë këtij viti sukseset tona nuk do të mungojnë dhe sporti, e futbolli në veçanti, do të vazhdojë ta bëjë krenar popullin dhe ta prezantojë shtetin tonë me dinjitet kudo në botë.

Urime 14 vjet shtet!

E gëzofshim për jetë e mot 17 Shkurtin!

Zoti e bekoftë popullin e Kosovës!

Zoti e bekoftë shtetin e Kosovës dhe miqtë e saj!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 × two =

Previous Post

Mediat qëllimkëqia ose po keqinformojnë, ose nuk dijnë të lexojnë: FFK nuk ka aplikuar për asnjë lloj kredie

Next Post

Juventusi i vendosur ta mbajë De Ligtin

Advertisement