Dark Mode Light Mode

PRESHEVË: Fillon turniri memorial i futbollit “Baki Bajrami”

Ky turnir që organizohet për cdo vit nëfshtin Tërnavë të Preshvës, tashmë tradicional është organizuar nga Forumi rinor i bashkësisë  lokale.

 

Preshevë, 5 gusht

Advertisement

Të gjithë pjesëmarrësit janë tubuar në stadiumin e fshatit dhe më pas janë nisur për të bërë homazhe në varrin e të ndjerit Baki Bajrami. Fillimisht u mbajt një minutë heshtje dhe më pas u shfletua biografia e të ndjerit, njofton TVP.

“ Të flitet për jetën dhe veprën e të ndjerit Baki Bajrami është një privilegj dhe krenari për secilin bashkëfshatar të tij , por për këtë më së miri e dëshmon vepra e tij madhore , liridashëse për çlirimin e popullit të tij nga sundimi huaj”  u tha në letrën biografike të lexuar nga forumi rinor i fshatit.

Po ashtu para të pranishmëve u shtjellua jeta e të ndjerit që nga fëmijëria e deri tek studimet akademike ushtarake , dhe më pas për kontributin e tij të dhënë në luftën e Kroacis , Kosovës dhe më pas në Luginë të Preshevës.I ndjeri Baki Bajrami  po ashtu ishte edhe njëri nga aktivistët më të dalluar sportiv të fshatit , pasi pasion e kishte futbollin. Ai gjatë atyre viteve e kishte riaktivizuar klubin e futbollit të fshatit Tërnav dhe ishte një nga udhëheqësit kryesor. Po ashtu sot në këtë turnir veprën e të ndjerit e kanë nderuar 13 ekipe, ndërsa turniri do të zgjasë deri ditën e diel ku dhe do të mësohet 3 ekipet më të mira të këtij turniri të cilat do të pajisen me pehar dhe medalje.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 − 12 =

Previous Post

Arrestohet e reja e kryekriminelit Milloshevic, Milica, nusja e Markos

Next Post

CNN: Pse shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë

Advertisement