Dark Mode Light Mode

Preshevari i propozuar për Ministër të Drejtësisë thotë se kufiri do të kthehet deri në Çakorr

I propozuari nga AAK për ministër të Drejtësisë në një qeveri të mundshme të drejtuar nga Avdullah Hoti, Selim Selimi ka thënë se me qeverinë e re kufiri do të kthehet në Çakorr.

Selimi ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka marrë zotim për rishikim të vijës kufitare me Malin e Zi.

“Pasi që ka ardhur koha që të jemi partnerë me LDK-në ne kemi insistuar që kjo marrëveshje të përfshirë ndër të tjera edhe demarkacionin. Ne kemi marrë obligimin dhe në letërkëmbimin me LDK-në thuhet se duhet të realizohen obligimet e marra. Ne kemi marrë obligim që të dërgojmë kufirin në Kullë dhe Çakorr. Atë obligim ne duhet ta realizojmë. Ai obligim do të realizohet me këtë pushtet”, ka thënë ai në Dukagjini.

Advertisement

I propozuari nga AAK për ministër të Drejtësisë thotë se është normale që çdo parti t’i ketë politikat e veta me të ardhur në qeveri.

Selimi thotë se AAK në qeverinë e PAN-it i ka dhënë mundësi të pashtershme Komisionit për rishikimin e demarkacionit e që sipas tij të gjeturat e atij komisioni do t’i ndihmojnë Kosovës që kufiri të kthehet ku ishte.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × 5 =

Previous Post

Xhelal Sveçla i jep leje speciale Jabllanoviqit, i cili kishte ofenduar nënat gjakovare

Next Post

Shpend Ahmeti u drejtohet Kurtit e Thaçit me një video nga sheshi: Hajdeni, merreni kë doni, këtu më keni

Advertisement