Dark Mode Light Mode

PRANVERA

MIRË SE NA VJEN MOJ PRANVERË, PLOTË ME LULE E PLOTË ME ERË..

Sot në ora 6:14 sipas kohës së Evropës së mesme në hemisferën veriore të tokës arrin stina e pranverës. Stina e pranverës zgjat deri me 21 qershor kur edhe fillon vera. Meteorologët parashikojnë që ditët e para të pranverës do të jenë me diell dhe të nxehta.

Pranvera është njëra nga katër stinët e vitit.

Advertisement

Pas pranverës vjen vera, më pas vjeshta dhe së fundi dimri.

Fillimi i pranverës mund të jetë astronomike, dmth. sipas pozicionit të tokës ndaj diellit, ose fenologjike dmth. sipas zhvillimit të bimëve

Fillimi i pranverës astronomike

Sipas astronomikes pranvera fillon, kur në fundin e dimrit nata dhe dita barazohen:

•             Në hemisferën veriore më 20 mars ose 21 mars, në raste të ralla edhe qysh më 19 mars.

•             Në hemisferën jugore më 22 shtator ose 23 shtator.

Me fillimin astronomik të verës më 21 qershor pranvera përfundon gjithnjë në të njëjtën ditë.

Fillimi i pranverës fenologjike

Sipas fenologjisë pranvera fillon me lulëzimin e disa llojeve të bimëve pranverore, specifike këto për vende të ndryshme. Në vendet e hemisferës veriore kjo fillon zakonisht në muajt mars, prill dhe maj, kurse në hemisferën jugore në muajt shtator, tetor dhe nëntor.

Në meteorologji pranvera fillon gjithmonë më 1 mars.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

20 − 14 =

Previous Post

Në Luginë lindin koalicionet e para mes partive shqiptare përballë elektoratit serbë

Next Post

SERBIAN PRESS: SWISS - Shemsi Nuhiu will be extradited to Serbia

Advertisement