Dark Mode Light Mode

Policia, Merdarja e mbyllur: Qytetarët dhe bashkatdhetarët t’i shfrytëzojnë pikëkalimet tjera

Policia e Kosovës ka treguar se pika kufitare në Merdare vazhdon të jetë e mbyllur, duke kërkuar nga bashkatdhetarët që të shfytëzojnë pikëkalime të tjera për të ardhur në Kosovë.

Mbyllja vijon pasi serbët brenda Serbisë vedosën një barrikadë duke e parandaluar lëvizjen e lirë.

“Në orët e vona të mbrëmjes së datës 27.12.2022, bazuar në informacionet e siguruara, nga persona të dyshuar është bllokuar rruga në territorin e Serbisë që e lidhë me Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Barrikada ndodhet në kilometrin e dytë larg vijës-kufitare.

Advertisement

“Bllokimi rrugës është bërë afërsisht në kilometrin e dytë në territorin e Serbisë, nga pika kufitare “Merdare” e cila për shkak të kësaj bllokade është mbyllur për qarkullim”.

“Një bllokim i tillë i kundërligjshëm ka pamundësuar lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, andaj ftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim, duke përjashtuar pikat kufitare “Jarinje”, ”Bernjak” dhe “Merdare”, deri në njoftimin e radhës”, përmbyllet komunikata e Policisë.

Në anën tjetër, të mërkurën Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka kërkuar nga bashkatdhetarët të cilët vijnë në Kosovë përmes Serbisë që ta shmangin këtë pikë-kalimi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

11 + 3 =

Previous Post

“Me pushkë, snajper, eksploziv”, arrestohet në Bujanoc një shqiptar

Next Post

Kurti i përshkruan barrikaduesit e veriut: Kanë uniforma të errëta, janë tullacë e me mjekër

Advertisement