Dark Mode Light Mode

Policia e Kosovës demanton disa media serbe dhe kosovare për arrestimin e tre pjesëtarëve të ISIS-it

fotoPolicia e Kosovës ka demantuar lajmin e publikuar në mediat serbe ku është raportuar se Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona me inicialet F.B, I.F dhe S.L nën dyshimin se po përgatitnin sulme terroriste në Serbi.

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka thënë për Klan Kosovën se vetëm i pandehuri me inicialet F.B është aktualisht nën hetime.

“Lidhur me artikullin e publikuar në disa media të Serbisë për kinse arrestimin e tre personave nga Policia e Kosovës (me iniciale F.B, I.F dhe S.L ju njoftojmë se përveç inicialeve të personit të pare nuk rezultojnë të arrestuar apo nën hetime nga Drejtoria Kundër Terrorizmit e Policisë së Kosovës, personat me iniciale I.F dhe S.L. Lajmet e tilla të publikuara janë dezinformacione” thuhet në përgjigjen e tyre.

Advertisement

Sipas këtyre raportimeve të mediave serbe, zyrtarët policorë kanë arrestuar këta persona pasi ishin kthyer nga Siria ndërsa thuhet se është ngritur aktakuzë për bashkëpunim me ISIS-in, transmeton Klan Kosova.

Vendbanimet e këtyre personave në këto raportime thuhet se janë qytetet e Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajit ndërsa thuhet gjithashtu se kur të pandehurit janë arrestuar kanë pasur edhe armë e municion me vete.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × five =

Previous Post

Thaci me "mision të ri". Nga "007 francez", heq lekurën e "ujkut" të PDK-së, vishet me lekurën e "qengjit" drejt presidencës

Next Post

AFP konfirmon se policia kosovare ka arrestuar tre shqiptarë qe përgatisnin "sulme terroriste" ne Serbi

Advertisement