Dark Mode Light Mode
Surroi: Marrëveshjet e delegjitimojnë Kosovën, e fuqizojnë Serbinë
POLICIA E KOSOVËS arreston në Gjilan një grup terroristësh serbë ish-SUP-ovca
Dëshmori Fatmir Ibishi...26 shkurt 2000

POLICIA E KOSOVËS arreston në Gjilan një grup terroristësh serbë ish-SUP-ovca

Drejtoria për  hetimin e krimeve të renda në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës kohë më parë ka pranuar informacione  se strukturat e organizuara ilegale të Ministrisë se Punëve të Brendshme të Serbisë  janë duke kryer veprimtari kriminale në Kosovë.

Bazuar në këto informacione Policia e Kosovës nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qarkut në Gjilan ka zhvilluar hetimet preliminare, hetime të cilat kanë rezultuar me dyshimin e bazuar se ky grup personash kanë kryer veprat penale “ Sulm kundër rendit juridik të Kosovës dhe Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”

Sot me 25.02.2012  ne orët e hershme të mëngjesit, Drejtoria për hetimin e krimeve të renda e asistuar nga njësitet speciale të PK-së ,kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës  se Qarkut  të Gjilanit për bastisje në shtatë lokacione, me qellim të sigurimit të provave materiale,  me ç’ rast janë ndaluar gjashtë persona  të dyshuar

Advertisement

Personat e  ndaluar gjatë këtij operacioni janë:  Z. Deniq, M. Dimitrieviq, T. Deniq, N. Trajkoviq, D. Stojkoviq. G. Matrapazovic

Gjithashtu gjatë këtij operacioni policor janë konfiskuar ne cilësi të provave materiale  armë dhe gjësendet të tjera: 1.  pushkë e llojit M48, 1. pushkë gjuetie, 1  pushkë ajrore,

1. Arme revole TT 762 m, 473 fishek 7.62 m , 2. Uniforme e policisë Serbe kompletë

4  Lop Top 2 Shtëpiza Kompjuterëve, 5  Kartela Identifikuese  të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.  Disa dokumente tjera relevante me ketë raste.

Ky operacion policor është realizuar nën mbikëqyrjen e Prokurorisë se Qarkut ne Gjilan dhe me autorizim te prokurorit te dyshuarve iu është shqiptuar  masa e ndalimit policor. (Koha.Net)

View Comments (4) View Comments (4)
  1. urime policise dhe te vazhdoje te punoje edhe me shume per kapjen e te gjithe krimineleve sepse ato plage qe hapen keta shkja jane me te dhimshmet dhe shpresoj qe tu jepet denimi kapital per keta qe jane kapur edhe per te tjeret qe do te kapen pershendetje te gjitheve

  2. Qinju nanen si mos me guxu as me e kthy kryt mbrapa kur te kryjne burgun e ti ktheni ne Shumadi . A ka mundesi kete njesit me e qu ne veri te Mitrovices bre ? Urimet me te medha Policise sone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nine + 9 =

Previous Post

Surroi: Marrëveshjet e delegjitimojnë Kosovën, e fuqizojnë Serbinë

Next Post

Dëshmori Fatmir Ibishi...26 shkurt 2000

Advertisement