Dark Mode Light Mode

Policia arreston të dyshuarin pasi shkroi “UÇK” në murin e një shkolle serbe në Vushtrri


Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për shkrim grafiti “UÇK” në murin e shkollës së komunitetit serb në Vushtrri.
Sipas policisë edhe në një shtëpi një mashkull kosovar po ashtu ka shkruar grafitin e njëjtë “UÇK”.
Gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar se grafitin e ka shkruar vetëm në murin e shkollës. Me urdhër të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili  dyshohet se ka shkruar një grafit “UÇK” në murin e shkollës “21 Nëntori” (e komunitetit serb) dhe në një shtëpi të një mashkull kosovar po ashtu ka shkruar “UÇK”. Gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar se grafitin e ka shkruar vetëm në murin e shkollës. Me urdhër të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./GazetaExpress/

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

9 − eight =

Previous Post

Si Michael Jordan refuzoi 100 milionë dollarë për punën më të lehtë të jetës së tij<br><br>

Next Post

Sancho bie në radarin e Realit dhe Barçës<br><br>

Advertisement