Dark Mode Light Mode

Piktura e Picassos shitet për 22 milionë dollarë

Një pikturë e Pablo Picassos, e cila i është dhuruar Universitetit të Sydneyt nga një donator anonim amerikan, është shitur për 22 milionë dollarë në një ankand të organizuar në Londër. Piktura e realizuar në vitin 1935, e titulluar “Jeune fille endormie”, i është dhuruar universitetit australian vitin e kaluar me kusht që të ardhurat nga shitja e saj t’u dedikohen kërkimeve shkencore.

“Këto të ardhura do të shfrytëzohen për të hulumtuar lidhur me sëmundjet kardiovaskulare, diabetin ose obezitetin”, ka thënë numri dy i këtij universiteti, Michael Spence. Piktura e Picassos ka qenë shumë e kërkuar në ankandin e mbajtur të martën mbrëma. “Kemi kuptuar se blerësi është britanik”, ka thënë zëdhënësi i universitetit, Andrew Potter. “Nuk kemi të dhëna për emrin. Por thuhet se emri do të zbulohet në javët e ardhshme”, ka thënë ai.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × five =

Previous Post

A do të shkarkohet Ahmadinexhadi nga pushteti?

Next Post

Ka presione që Serbia ta njohë Kosovën

Advertisement