Dark Mode Light Mode

Përjetsisht në memorien shqiptare Bllaca 99′


Nga Jahja LLUKA     Sa herë vie pranvera, në kujtesen tonë na sjell lule me aromë gjaku. Na ndajnë dy dekada, nga episodet e tmerrit të cilat, nuk mbaruan as pas Luftës s’ë Dytë Botërore. Kampi i Bllacës ishte vazhdimësia e një gjenocidi i cili mori formën apokaliptike, duke shënuar kështu një shekull rresht, vuajtje dhe spastrimi etnik, ndaj popullit shqiptar. Sot, kur e kthejmë kohën pas është pothuaje e pamundur të mendohet ajo katastrofë humanitare, që u ngjiz në kontinentin e lashtë europian. Pas kampeve të përqëndrimit ndaj hebrejve, u tha ” kurrë më” s’do lejohet diçka e tillë. Por vula e kësaj djallëzie, kaloi mbi trupa shqiptarësh, të cilët në frymën e fundit po kërkonin shpëtimin, s’paku të vdisnin me dinjitet. Në kufirin e Bllacës, po gërshëtoheshin, dy epoka të ndryshme. Viti 1999, po përmbyllte një cikël ku ç’njerëzia kishte triumfuar me vellon e saj të zezë, e që po gëlltiste trupa të gjallë, pa moshë e përtej moshes. Prapa këtyre trupave që ishin ç’njerëzuar, po mbeteshin tokat e stërgjyshërve, andrrat, kujtimet, lotët, lindjet, dashuritë dhe varret. Po mbesnin luftëtarët të cilët deri në frymën e fundit, patën vullnetin t’i kthenin pushkën njërës ndër ushtritë më të fuqishme në Evropë, por që kjo e fundit veç luftë burrash nuk bënte. Ishin hiena që donin me çdo kusht zhdukjen nga kjo tokë të një populli të tërë vetëm pse ky popull ishte shqiptar. Pasardhësit e Lekës s’ë Madh, Pirros sy- patrembur e Skenderbeut hyjnor, që dikur ruajtën Evropën dhe civilizimin e lashtë, në vitin 99′ mbi trupat e tyre, po bartnin vulën e tmerrit, kaosit, pa shpi e pa atdhe ishin detyruar të merrnin rrugët e botës, për të mos u kthyer më kurrë, pa prag e pa varre, këmbëzbathur e barkëthatë, me sy të shterrur nga lotët, për t’u shuar në hirin e hiçit. Njezet vite pas ky memorial trenash, të cilët bartën mijëra shqiptarë, më ngjallë një emocion të përzier. Kur e mendoj çfarë kemi kaluar, ndihem thellësisht i trishtuar por kur e shoh që pas njëzet vitesh kemi një shtet Kosovën tonë sovrane, jam thellësisht i lumtur. Le të jetë shenjë kujtimi për brezat që do vijnë vuajtja e kombit tonë. Mos të na humbas as një çast nga kujtesa se ku ishim dje, ku jemi dhe ku duam të shkojmë. Faleminderit NATO-s, dhe Presidentit Klinton të cilët na ndihmuan, por kjo ndihmë ishte një borgj ndaj shqiptarëve, sepse paraardhësit tanë luftuan në krye me Skenderbeun e plotë trima tjerë, nuk kursyen asgje për ta ruajtur Evropën në thelbin e saj. Viti 1999′ shënon një kthesë për shqiptarët,bota e kuptoi se ky popull asnjëhere nuk ushtroi gjenocid dhe dhunë ndaj askujt, veç se qe i detyruar me mish e shpirt të luftojë për ta mbrojtë pragun e shpisë, që të rrojë me dinjitet në trojet e veta, trashëgim dhe amanet nga të parët. Jahja Lluka

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × 2 =

Previous Post

Haqif Haziri nga Bujanoca qe nisi biznesin nga kiflet, e sot King i gastronomise ne Zvicer nga duart e te cilit hane buke mbi një mijë persona

Next Post

Ylli i futbollit botëror Danny Rose i zhgënjyer nga racizmi serb dhe racizmat tjere, thote se do të largohet nga fusha e gjelbert

Advertisement