Dark Mode Light Mode

PE hodhi poshtë amendamentin që Kosova të përfaqësohet me fusnotë

Në Parlamentin Evropian (PE), me shumicë votash, është miratuar Rezoluta për Kosovën, që ishte paraqitur nga raportuesja Ulrike Lunaçek. Amandamenti i propozuar që Kosova në Parlamentin Evropian (PE) të përfaqësohet me fusnotë, është hedhur poshtë, ndërsa është miratuar amendamenti, që i bën thirrje Komitetit Olimpik Ndërkombëtar t’i inkurajojë sportistët nga Kosova, që të marrin pjesë në Olimpiadë.

Në këtë Rezolutë u bëhet thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë, meqë siç tha Lunaçek, “kjo do t’i bënte më efektive përpjekjet e BE-së”.

Rezoluta për Serbinë

Advertisement

Në Parlamentin Evropian, me shumicë votash, është miratuar edhe Rezoluta për përparimin e Serbisë në integrimet evropiane, në të cilën i bëhet thirrje Beogradit që të mos i shpallë zgjedhjet lokale në Kosovë.

Në Rezolutë, po ashtu, kërkohet që Serbisë, “sa më shpejt që të jetë e mundur”, t’i caktohet data e fillimit të negociatave për pranim.

Në rezolutë gjenden edhe vlerësime pozitive për bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës, reformat e brendshme dhe përparimin e bashkëpunimit me rajonin.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 − 4 =

Previous Post

KUCI: Me rastin e Nuhiut dhe arrestimet tjera, Serbia po revanshohet ndaj Kosovës !

Next Post

Meta-Engel: Shqipëria e meriton statusin e kandidatit në BE

Advertisement