Dark Mode Light Mode

PDSH ka mbyllur fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 6 majit

Sipas liderit të PDSH-së Ragmi Mustafa, kjo masë e jashtëzakonshme dhe e besueshme kundrejt PDSH-së dëshmon se Presheva viteve të fundit ka ndryshuar në të gjitha aspektet.

 

Me një atmosferë festive dhe të jashtëzakonshme në prani të mijëra qytetarëve, mbrëmë edhe zyrtarisht PDSH ka mbyllur fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 6 majit. Sipas liderit të PDSH-së Ragmi Mustafa, kjo masë e jashtëzakonshme dhe e besueshme kundrejt PDSH-së dëshmon se Presheva viteve të fundit ka ndryshuar në të gjitha aspektet. Një emocion i veçantë i simpatizantëve ka qenë prezantimi i 38 kandidatëve ku dominon fryma e re dhe intelektuale, duke nisur nga magjistra e deri te doktorë të shkencave. Mijëra simpatizantë kanë qenë të papërmbajtur kur para tyre është shfaqur lideri i PDSH-së Ragmi Mustafa, i cili ka thënë se aty ku është kërkuar nga qytetarët të investohet aty edhe është bërë një gjë e tillë, pa marrë parasysh kush jeton në atë mjedis. Presheva tash është duke lulëzuar, por lulëzimi i vërtetë do të ndodhë 4 viteve të ardhshme. Hapjen e maternitetit edhe po ta pengoj qeveria serbe, atë e bënë qeveria shqiptare dhe i tërë populli shqiptarë që është përkrahë ne, tha Mustafa. Ai fjalimin e tij e vazhdoi duke thënë se PDSH është lider në Luginën e Preshevës edhe në aspektin kombëtarë. Kjo e dëshmon edhe që kemi të dy qeverive tona, asaj kosovare dhe shqiptare, por edhe e faktorit ndërkombëtarë. Të gjithë të pranishmit u shpërndanë të qetë me moton “të bashkuar drejtë fitores”, rretho numrin 1. /RTV Presheva

Advertisement

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − two =

Previous Post

LIDERËT E LUGINËS : PRESHEVA SË SHPEJTI ME AEROPORT DHE ME PORT DETAR

Next Post

PVD në Preshevë dhe Bujanoc e përmbylli me sukses fushatën elektorale

Advertisement