Dark Mode Light Mode

PDK: Gjykata Kushtetuese mbrojti rendin kushtetues nga ‘puçi qeveritar” i Kryeministrit të shkarkuar Kurti

Prishtinë, 31 mars 2020 – Partia Demokratike e Kosovës mirëpret akgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për ta shpallur kundërkushtetues vendimin e qeverisë Kurti për kufizimin e lirive dhe të drejtave themelore.

Aktgjykimi i sotëm konfirmon ruajtjen e karakterit kushtetues dhe rendit demokratik të shtetit tonë ndaj çfarëdo përpjekjeje dashakeqëse të politikanëve, e fatkeqësisht në këtë rast të një qeverie, për ta marrë në dorë suprimimin e lirive e të drejtave të qytetarëve të Kosovës të cilat garantohen me kushtetutë dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njerëzve që ka miratuar Kosova.

Shqetësimi i ngritur nga PDK ndaj këtij vendimi antikushtutues të qeverisë së shkarkuar Kurti si dhe nga shumë parti, institucione e qytetarë, sot fatmirësisht mori një epilog të drejtë dhe evitoi një precedent të rrezikshëm të Kryeminstrit të shkarkuar Kurti për t’i bërë një “puç qeveritar” rendit kushtetues e ligjor të vendit.

Advertisement

Republika e Kosovës përgjatë këtyre njëzet viteve, megjithë sfidat e mëdhaja përpara, fatmirësisht ka arritur të themeloj institucione profesionale e të pavaruara të cilat kanë gjykuar në mënyrë të paanshme dhe ruajtur karakterin kushtetues të vendit ndaj çfarëdo përpjeje politike për ta cënuar e sulmuar.

PDK kërkon nga qeveria e shkarkuar Kurti dhe aktorët e tjerë ta respektojnë këtë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese.

PDK u bën thirrje qytetarëve të Kosovës të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi dhe ti respektojnë kërkesat e vendimet e institucioneve shëndetësore pavarësisht epilogut përfundimtar që i ka dhënë Gjykata vendimit skandaloz të qeverisë, i cili do të mbahet mend si përpjekja e fundit dashakeqëse për ta cënuar rëndë demokracinë e brishtë të Kosovës.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

16 − 15 =

Previous Post

Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e qeverisë, thotë se është në kundërshtim me Kushtetutën

Next Post

Parashikimet e frikshme të Baba Vangës për 2020: Trump do të sëmurët, do ketë atentat kundër Putinit. Europa në luftë kimike<br><br>

Advertisement